Presidentja Osmani përshëndet heqjen e masave ndaj Kosovës NULL NULL 17.03.2026 19:45 17.03.2026 19:45 Presidentja Vjosa Osmani ka përshëndetur heqjen e të gjitha masave financiare që Komisioni Evropian kishte vendosur ndaj Kosovës. Përmes një postimi në X, e para e vendit falënderoi Komisionin dhe të gjithë partnerët nga shtetet anëtare për mbështetjen në mbylljen e kësaj çështjeje, transmeton Klankosova.tv. “Falënderoj Komisionin dhe të gjithë partnerët tanë nga shtetet anëtare për mbështetjen e tyre në mbylljen e kësaj çështjeje, e cila rezultoi në heqjen e masave të padrejta që ndikuan negativisht në jetën e popullit të Kosovës”. “Kosova mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar ngushtë me BE-në dhe për të ecur përpara në rrugën tonë drejt statusit të kandidatit të BE-së”, ka shkruar Osmani.