Presidentja Osmani “nesër pritet t’i shpallë” zgjedhjet e reja NULL NULL 05.03.2026 15:43 05.03.2026 15:43 Foto ilustruese Saga me zgjedhjen e Presidentit të vendit, duket se do të marrë fund mesnatën e sotme – por pa epilog. Kjo pasi Klan Kosova ka mësuar se Presidentja Vjosa Osmani nesër pritet t’i shpallë zgjedhjet e reja, pasi çështja e zgjedhjes së presidentit të ri duket se nuk është në horizont. Sipas burimeve, Lëvizja Vetëvendosje po pret dekretin e Presidentes Osmani për zgjedhje të reja që më pas ta dërgojë të njëjtin në Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, një gjë e tillë nuk është konfirmuar akoma zyrtarisht nga Presidenca, pasi Osmani ka afat edhe 8 orë. Lëvizja Vetëvendosje e ka përzgjedhur Glauk Konjufcën si kandidat për president, por deri në këto momente, nuk ka një kundërkandidat për të. Për pasojë, seanca për zgjedhjen e Presidentit të vendit nuk mund të mbahet pa pasur së paku edhe një kandidat në garë.