Presidentja Osmani mori pjesë në kremten e ditëlindjes së Mbretit Charles NULL NULL 20.06.2025 19:54 20.06.2025 19:54 Presidentja Vjosa Osmani Të enjten Mbreti Charles III festoi ditëlindjen e tij. Në Kosovë u organizua event në nder të kësaj dite, ku pjesëmarrëse ishte edhe presidentja Vjosa Osmani, transmeton Klankosova.tv. Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se në këtë organizim pati mundësinë për të shprehur mirënjohjen më të thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur të britanikëve. “Ishte kënaqësi e veçantë që mbrëmë, në mesin e miqve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, të shënojmë Ditëlindjen Zyrtare të Mbretit Charles III — një mundësi për të shprehur mirënjohjen më të thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur të miqve tanë britanikë”, ka shkruar e para e vendit në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 4 orë më parë