Presidentja Osmani: Koha për vendime konkrete nga BE-ja për Kosovën NULL NULL 16.06.2025 19:53 16.06.2025 19:53 Vjosa Osmani Presidentja Vjosa Osmani ishte pjesëmarrëse në samitin e nivelit të lartë të liderëve të shteteve të vendeve të Evropës Juglindore në Tiranë. Atje, ajo u prit nga homologu i saj shqiptar, Bajram Begaj, transmeton Klankosova.tv. Ndryshe, Osmani bëri të ditur se gjatë adresimit të saj në këtë samit, ajo theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk është një proces bamirësie, por investim strategjik në sigurinë, stabilitetin dhe të ardhmen e vetë Evropës “Gjatë adresimit tim, theksova se zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk është një proces bamirësie, por investim strategjik në sigurinë, stabilitetin dhe të ardhmen e vetë Evropës. Prandaj, është koha që BE-ja të lëvizë përpara me vendime konkrete dhe të merituara për Kosovën, përfshirë heqjen e masave të padrejta dhe dhënien e statusit të kandidatit për vendin tonë”, shkroi e para e vendit. Ndër të tjera, Osmani tha se qytetarët e Kosovës nuk duhet të mbahen peng nga masa që i dëmtojnë drejtpërdrejt dhe që nuk i shërbejnë as paqes, as dialogut, e as të ardhmes evropiane të vendit. “Orientimi i Kosovës është i qartë dhe i palëkundur: drejt BE-së dhe NATO-s, si pjesë e natyrshme e familjes euroatlantike”, shkroi Osmani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025