Presidentja ngushëllon familjen Çavolli NULL NULL 09.05.2015 14:31 09.05.2015 14:31 Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka ngushëlluar familjen për vdekjen e ikonës muzikore Liliana Çavolli. Në telegramin drejtuar familjes thuhet: E nderuara familja Çavolli, Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të zonjës së muzikës së lehtë, Liliana Çavolli. E ndaj me ju, e nderuara familje këtë dhimbje të madhe për humbjen e njeriut më të dashur, duke e kujtuar përherë punën dhe angazhimin e palodhshëm të zonjës Liliana Çavolli për kulturën dhe artin, në veçanti për kulturën muzikore në Kosovë. Ikona e muzikës së lehtë në Kosovë, Liliana Çavolli, do tëkujtohet për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë nëkultivimin e këngës moderne shqipe. Zonja Çavolli, edhepse karrieren e zhvilloi në një kohë shumë të vështirë, kontributi i saj për historinë e muzikës moderne shqiptare ishte i përmasave evropiane dhe puna e saj artistike do te kujtohet me shumë respekt nder gjenerata. Ndarja nga jeta e zonjës Liliana Çavolli, është humbje e madhe për familjen, për miqtë, për bashkëpunëtorët dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe te punojnë me ikonën e muzikës së lehtë në Kosovë. Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, në emër të Institucioneve dhe në emrin tim personal, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shteti pagoi gjysmë milioni euro në 5 muaj për persona që u burgosën e arrestuan pa faj 15 minuta më parë
Lajme Trump: Vështirë t’i kërkohet Izraelit që t’i ndalë sulmet në Iran – Evropa s’mund të ndihmojë në këtë situatë 28 minuta më parë
Lajme Çka deklaruan ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë e Britanisë në takimin me homologun e tyre iranian? 29 minuta më parë