Presidentja jep detaje për takimin me kryeparlamentarin e Hungarisë NULL NULL 18.06.2025 09:08 18.06.2025 09:08 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë detaje mbi takimin që ka zhvilluar me kryeparlamentarin e Hungarisë, Laszlo Kover në Budapest. Përmes një postimi në Facebook ku e para e shtetit ka ndarë disa fotografi, tregon se në takim u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror në përfitim të qytetarëve të të dyja vendeve. “Kosova është e vendosur që të çelë kapituj të ri të bashkëpunimit me Hungarinë dhe në të njëjtën kohë, t’i ruajë raportet historike dhe t’i fuqizojë lidhjet në mes popujve tanë”, ka shkruar presidentja, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.