Presidentja e Sllovenisë pritet me ceremoni shtetërore nga Bajram Begaj NULL NULL 23.05.2024 10:48 23.05.2024 10:48 Presidenti i Shqipwrisw, Bajram Begaj ka pritur ditën e sotme homologen e tij sllovene, Nataša Pirc Musar në cermoninë zyrtare të mirëseardhjes në Presidencë. Presidentja sllovene po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesën e homologut shqiptar, Begaj. Cermonia do të pasohet nga një takim kokë më kokë dhe më pas me takimin e zgjeruar mes delegacioneve të Shqipërisë dhe Sllovenisë. Begaj dhe presidentja sllovene, Musar do të kenë gjithashtu një konferencë të përbashkët shtypi të parashikuar në orën 11:20. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, presidentja e Sllovenisë dhe delegacioni që e shoqëron pritet të vizitojnë disa pika tërheqëse turistike të Shqipërisë, shkruan tvklan.