Presidentja e dhuron fustanin NULL NULL 08.05.2015 09:09 08.05.2015 09:09 Presidentja e vendit, Atifiete Jahjaga sot do ta dhurojë një nga fustanet e saj me qëllim të përkrahjes së grave të dhunuara. Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga të premten do ta dhurojë fustanin e parë në shenjë përkrahjeje ndaj të gjitha grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë. Nismën për grumbullimin e fustaneve e ka ndërmarrë, artistja shqiptare, Alketa Xhafa-Mripa të cilën e ka quajtur “Mendoj për ty”. Xhafa-Mripa në një intervistë për Klan Kosovën bëri me dije se të gjitha fustanet që do të grumbullohen nga qytetarët e Kosovës, do të ekspozohen në stadiumin e kryeqytetit më 12 qershor. Ajo tha se qëllimi i organizimit të këtij aktiviteti është që t`ju tregojnë grave të dhunuara se ato kanë vlera të njëjta sikurse çdo femër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 59 minuta më parë