Presidenti Thaçi përballë Speciales në syrin fotografik NULL NULL 13.07.2020 22:01 13.07.2020 22:01 Shqiptarë të shumtë të cilët jetojnë në Hagë por edhe në vendet përreth, u mblodhën sot pranë objektit të Dhomave të Specializuara. Me mesazhe të shumta dhe kërkesa për ndërkombëtarët, ata mbështetën Presidentin Hashim Thaçi në paraqitjen e tij të sotme, dhe protestuan kundër Gjykatës Speciale. Në disa prej pankartave që mbanin në duar shiheshin mesazhe si: “Nuk kemi hero për të sakrifikuar!”, “Ku është drejtësia për 20 mijë gra të dhunuara nga regjimi serb?”, “Ku është drejtësia për mbi 13 shqiptarë civilë të vrarë?”, “Hashimi nuk është thjesht një emër, është simbol i një epoke të ndritur!”, “Çka do t’iu themi ne fëmijëve të personave të zhdukur nga regjimi i Millosheviqit?” dhe të tjera. Një aktakuzë e dorëzuar ndaj Presidentit Hashim Thaçi nga Prokuroria e Specializuar, për shqyrtim në Gjykatën Speciale, bëri që shefi i shtetit të Kosovës të paraqitej sot në Hagë për intervistim. Në një deklarim të shkurtër për media, para se të futet për intervistim, Presidenti Thaçi ripërsëriti që askush nuk mund ta rishkruajë historinë. ”Sot jam këtu për të respektuar atë për të cilën kam ëndërruar dhe luftuar – një Kosovë të pavarur bazuar në të drejta të barabarta, shoqëri multi-etnike dhe sundim të ligjit. Jam gati të përballem me sfidën e radhës dhe t’ia dalë me sukses për djalin tim, familjen, njerëzit dhe vendin tim”. ”Askush nuk mund ta rishkruajë historinë. Ky është çmimi për lirinë”, u shpreh ai sot para se të intervistohej nga Prokuroria Speciale. Për dikë mund të ishte e pamundur, por të gjithë këta simpatizantë të një prej ish-eproriëve të UÇK-së, patën rastin ta shohin nga afër, ndonëse jo në një lokacion të favorshëm. Interesimi mediatik për të mësuar se ç’do ndodhte nuk ishte i pakët. Presidenti Thaçi me tu futur në objektin e Dhomave të Specializuara, kujdeset edhe për një përshëndetje tjetër për mbështetësit e tij. Presidenti i Kosovës në ora 13:00 kishte hyrë për intervistim dhe ky proces nuk kishte përfunduar. Mediat nuk kishin ndonjë informacion – me interesim të madh ishin në pritje. Dhe përfundimisht Presidenti Thaçi shfaqet pas qëndrimit të tij disaorësh përballë prokurorëve specialë. Nga aty ai nuk jep shumë detaje veçse konfirmon që intervistimi i tij do të vazhdojë edhe nesër. ”Unë sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknaliteteve të ndryshme mes avokatit dhe prokurorëve”. ”Ishte çështje sqaruese teknike, e në të njëjtqën kohë edhe ato fillestare të interesimit të Prokurorëve për UÇK-në, kështu që do të vazhdojë nesër”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025