Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Presidenti Thaçi dekoron dëshmorin Jakup Agushi

NULL NULL
30.06.2019 09:15

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”, dëshmorin Jakup Agushin, njofton Klan Kosova.

Përmes një statusi në Facebook, Thaçi tha se dëshmorët, jeta dhe veprat e tyre, janë themele të lirisë dhe pavarësisë sonë.

“Nuk ka heroizëm më të madh se të japësh jetën në front kundër armikut për lirinë e vendit dhe popullit tënd. Para 21 vjetësh, në mëngjesin e 30 qershorit 1998, jetën e dha edhe dëshmori Jakup Agushi, të cilin në këtë përvjetor e dekorova me urdhrin “Hero i Kosovës”. Dëshmorët, jeta dhe veprat e tyre, janë themele të lirisë dhe pavarësisë sonë”, ka shkruar Thaçi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.