Presidenti Thaçi: Batalioni i Mjekësisë në FSK i mobilizuar në luftimin e koronavirusit NULL NULL 26.03.2020 17:25 26.03.2020 17:25 Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka vizituar sot Batalionin e Mjekësisë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Thaçi është shprehur se ky batalion mjekësor i FSK-së, është i mobilizuar dhe përmbush kapacitetet në luftimin e Covid-19, njofton Klan Kosova. ”Batalioni i Mjekësisë i #FSK-së është mobilizuar në luftimin e #COVID19, me të gjitha kapacitetet e tij. #Kosova është me fat që ka një njësi profesionale burrash dhe femrash në këmbë për të ndihmuar në këto kohë sfiduese. Ju lutemi #Rrininëshpi – mbroni veten dhe familjet tuaja. Ne do ta fitojmë këtë luftë së bashku’’, thotë Presidenti Thaçi nga Twitter”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.