Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Presidenti maqedonas e falënderon Amerikën edhe në shqip

NULL NULL
23.10.2019 12:12

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka falënderuar Amerikën në gjuhën pas vendimit të djeshëm për të miratuar protokollin për anëtarësimin e vendit të tij në NATO.

Postime në Twitter ku ka shprehur mirënjohje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës ai ka bërë edhe në gjuhën maqedonase si dhe atë angleze.

“Faleminderim ShBA-së për Ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në #NATO në Senat. Partneriteti strategjik ShBA-Maqedonia e Veriut vazhdon në Aleancë duke kontribuar për stabilitetin dhe sigurinë globale”, shkruan Presidenti Pendarovski, transmeton Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.