Presidenti letonez beson se NATO do t’i kapërcejë pengesat, do të arrijë objektivin e shpenzimeve NULL NULL 20.06.2025 18:58 20.06.2025 18:58 Presidenti i Letonisë shprehu besim se NATO do të binte dakord për një objektiv të ri më të lartë shpenzimesh për mbrojtjen, të kërkuar nga Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, pavarësisht kundërshtimeve spanjolle, duke thënë se aleanca kishte pak zgjedhje duke pasur parasysh kërcënimin në rritje nga Rusia. Spanja të enjten kërkoi të tërhiqej nga plani për të rritur shpenzimet e mbrojtjes të anëtarëve në 5% të GPD-së siç kërkoi Trump, një veprim që mund të prishë samitin e NATO-s të javës së ardhshme në Hagë. Presidenti letonez Edgars Rinkevics i tha Reuters të premten se e kuptonte pse vendet më larg Rusisë mund të kishin vështirësi në bindjen e votuesve të tyre për të shpenzuar më shumë për mbrojtje. Por ai tha se nevoja ishte urgjente. “Shpresoj që në Madrid të ketë mirëkuptim se kjo është një kohë kritike për Aleancën, si kur bëhet fjalë për rritjen e aftësive të saj mbrojtëse, ashtu edhe për marrëdhënien transatlantike”, tha ai në një intervistë në Riga. “Mendoj se ata nuk kanë shumë zgjedhje”, shtoi ai. Me rreth 1.28% të GDP-së, Spanja kishte përqindjen më të ulët të shpenzimeve për mbrojtje në aleancë vitin e kaluar, sipas vlerësimeve të NATO-s. Letonia dhe shtetet e tjera baltike, Lituania dhe Estonia, po i rrisin urgjentisht forcat e tyre ushtarake, nga frika se fqinji dhe ish-sundimtari i tyre, Rusia, mund të vazhdojë nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022 për të marrë më shumë territor, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vuçiq: Aleanca ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri na ka detyruar ta forcojmë ushtrinë 2 minuta më parë
Lajme Ushtria izraelite thotë se i kishte planifikuar sulmet ndaj Iranit për vite me radhë 15 minuta më parë