Presidenti kroat: Ne bashkë me ndërkombëtarët e aneksuam Kosovën nga Serbia NULL NULL 30.01.2023 12:14 30.01.2023 12:14 epa09875871 Croatia's President Zoran Milanovic addresses a press briefing with Switzerland's President and head of the Federal Department of Foreign Affairs Cassis (unseen) at the Uni Dufour University of Geneva, during an official visit, in Geneva, Switzerland, 07 April 2022. EPA-EFE/MARTIAL TREZZINI Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq në një konferencë për media ka folur për luftën në Ukrainë, por edhe për marrëdhëniet e Kroacisë me Serbinë me ç’rast e ka përmendur edhe Kosovën. “Ukrainasit i urrejnë rusët në mënyrë patologjike, ky është një fakt. Kroatët nuk i urrenin serbët aq sa ata rusët”, tha Milanoviq, transmeton Klankosova.tv. “Deri kur do ta kuptoni se Serbia dhe Rusia janë njësoj? Ky është fatkeqësisht një fakt i dhimbshëm dhe një rrezik. Ne e aneksuam Kosovën. Ne dhe komuniteti ndërkombëtar. Ajo u aneksua nga Serbia. Kush e bëri këtë pos nesh? A e njohëm ne Kosovën? Nuk është aneksim, por rrëmbim. Kjo nuk e vë në dyshim Kosovën, por i gjithë koncepti,” tha ai, raportojnë mediat kroate, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Trumpi thotë se Izraeli ka rënë dakord me kushtet për armëpushim 60-ditor në Gaza 5 minuta më parë