9:32, 26 Janar 2020

Coronavirusi vdekjeprurës po përshpejtohet dhe Kina po përballet me një ‘situatë të rëndë’, tha presidenti kinez, Xi Jinping, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

“Vendi po përballet me një situatë të rëndë”, u ka thënë zyrtarëve të lartë Jinling.

Qyteti i goditur nga virusi kinez, Wuhan, tashmë në bllokim dhe ku virusi mendohet të ketë origjinën, ndaloi përdorimin e shumicës së automjeteve në qendër të qytetit.

Po ashtu janë paralajmëruar mbyllja e shkollave ​​për dy javë pasi autoritetet po përpiqen për të ndaluar përhapjen e një sëmundje që ka infektuan më shumë se 1.400 njerëz në të gjithë botën dhe vrarë 41 deri më tash transmeton Telegrafi.

Presidenti kinez Xi Jinping foli pas një takimi urgjent të qeverisë për të paralajmëruar se përhapja e virusit vrasës është duke u përshkallëzuar, pasi doli video që tregonte që rrëzoheshin edhe mjekët në spitalet në kryeqytetin e provincës Hubei të Kinës qendrore, pasi shpërthimi i coronavirusit vazhdon të lëvizë nëpër botë.

“Përballë situatës së rëndë të një përhapjeje të përshpejtuar të coronavirusit të ri, është e nevojshme të forcohet udhëheqja e centralizuar dhe e unifikuar e Komitetit Qendror të Partisë”, tha Xi, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Xinhua.

Ky reagim vjen ndërsa mjeku Liang Wudong, 62-vjeç, i cili ishte duke trajtuar pacientë në Wuhan, vdiq nga virusi këtë mëngjes.

Wudong, i cili ishte në pension, por shkoi për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve të prekur nga Coronavirusi, vdiq pasi kaloi shumë kohë duke trajtuar pacientët.

Konkurs Pune

Lexo më shumë