Presidenti iranian u shkruan letër amerikanëve, nuk e përmend armëpushimin NULL NULL 01.04.2026 23:16 01.04.2026 23:16 Në një letër drejtuar “popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, presidenti iranian Masoud Pezeshkian thotë se Irani “nuk ka filluar kurrë një luftë” pavarësisht asaj që ai e përshkruan si “pushtim”. Publikimi i letrës vjen disa orë pasi Presidenti i ShBA-së Trump pretendoi se tha se Presidenti iranian ka kërkuar armëpushim, raporton BBC. Në postimin në rrjetet sociale, Trump tha se ShBA-të do të shqyrtonin një armëpushim kur Ngushtica e Hormuzit të jetë e hapur. Ndërkaq, Pezeshkian nuk e ka përmendur një armëpushim të mundshëm në letrën e tij.