Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Presidenti i ri: “Topi” te LVV, LDK ka opsion Vjosa Osmanin (VIDEO)

NULL NULL
25.04.2026 20:23

Afati për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit po afron, kur kanë mbetur vetëm edhe tre ditë deri në përmbylljen e afatit kushtetues.

Duke qenë në këtë pozitë, LVV-ja paraditen e sotme u kërkoi partive opozitare tre emra për president apartiak e konsensual.

Kështu, kreu i LDK-së e ofroi menjëherë një: Vjosa Osmanin.

Emri i saj mund të jetë ai që do i jepet si përgjigje Vetëvendosjes, në kërkesën që opozitarët t’i propozojnë tre emra për shef shteti, veç me një kusht, raporton Klan Kosova.

Por, kjo vetëm nëse lideri partisë së parë, Albin Kurti i kthehet idesë së një ujdie me Lidhjen Demokratike. Synimi që zgjidhja të bëhet bashkë edhe me subjektin e Bedri Hamzës e bën Abdixhikun të mendojë që është Kurti ai që s’po mundet pa të.

Sa për qëndrimet e deputetëve të tij karshi kandidaturës potenciale të Osmanit, kreu i LDK-së thotë që të mos bahet kjo gajle.

Votat nuk ja garantojnë, por në Vetëvendosje pranojnë se ish-presidentja i plotëson kriteret që këta i lypen në ofertën e fundit.

Osmani ishte treguar e gatshme për rikandidim edhe për një mandat presidencial, por për këtë nuk kishte marrë mbështetjen e partisë në pushtet.

Kronika më poshtë sjell detaje:

lajme të ngjashme