Presidenti i ri i Shqipërisë hap llogari në Facebook (FOTO) NULL NULL 05.06.2022 15:04 05.06.2022 15:04 Bajram Begaj, nga Partia Socialiste është zgjedhur president i ri i Shqipërisë. Në procesin e zgjedhjes së presidentit, mbrëmë morën pjesë 83 deputetë, prej të cilëve 78 kanë votuar pro Begajt, katër kundër dhe një ka abstenuar. E deri mbrëmë, Begaj nuk kishte llogari personale në Facebook, përveç një faqe me emrin e tij, ku publikonte zhvillime që kishin të bënin me Forcat e Armatosura Shqiptare, përcjell Klankosova.tv. Mirëpo, sot ai ka hapur një llogari personale, ku ka vetëm dy fotografi, një të objektit të Presidencës dhe një foto nga momenti i zgjedhjes president. Ndërkaq, në Facebookun e ri të hapur, Begaj deri më tani ka vetëm një “mik”.