Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Presidenti i Malit të Zi: Njohja e pavarësisë së Kosovës, një çështje e kryer

NULL NULL
06.08.2023 12:41

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, deklaroi se njohja e pavarësisë së  Kosovës, anëtarësimi i vendit në NATO dhe sanksionet kundër Rusisë si pjesë e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian – janë çështje të kryera.

Milatoviq i tha RTV Sllovenisë, kur u pyet për të komentuar marrëdhëniet e Malit të Zi me Serbinë dhe Rusinë dhe ndikimin e Kishës Ortodokse Serbe, se ish-presidenti Milo Gjukanoviq e solli çështjen e kishës në politikën e përditshme, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, politikanët në Mal të Zi tani janë fokusuar në temat që janë me rëndësi thelbësore për qytetarët, përkatësisht standardet ekonomike dhe të jetesës, sundimi i ligjit dhe integrimi evropian.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.