Presidenti i Bankës Botërore: Sfida më e madhe, transferimi i kapitalit në vendet në zhvillim NULL NULL 05.04.2023 12:05 05.04.2023 12:05 Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass, ka thënë që sfida më e madhe në botë do të jetë se si të “transferohet” kapitali tek vendet në zhvillim. Më këtë lëvizje, sipas tij, do të hapeshin mundësi të reja për botën. “Ne kujdesemi për njerëzit në vendet në zhvillim, por që sfida më e madhe është se kapitali mbetet në ekonomitë e përparuara dhe përdoret për ta paguar borxhin publik të vendeve dhe pagesat e obligacioneve të korporatave. Kështu që kapitali nuk vihet në vende ku aktualisht po hapen mundësi për botën”, është shprehur Malpass, përcjell KlanKosova.tv. Ai ka theksuar që kjo do të jetë sfida më e madhe për botën në pesë vjetët e ardhshme. “Derisa normat e interesit të kthehen në normalitet, do të duhet shumë kohë për t’u përshtatur me çmimin e ri dhe shpërndarjen e kapitalit përpara se të ktheheni në modelin më të gjerë dhe bazë të rritjes”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.