Presidenca konfirmon bisedën e Osmanit me DASH-in, mohon se pati paralajmërim për rrezikim të sigurisë kombëtare në veri NULL NULL 27.09.2021 20:02 27.09.2021 20:02 Këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, Donjeta Miftari, ka konfirmuar se Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në veri të vendit me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit, por se nuk është paralajmëruar për rrezikimin të sigurisë kombëtare. “Presidentja Osmani i diskutoi zhvillimet e fundit në veri të vendit me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit, por në mënyrë të pasaktë është raportuar se gjatë kësaj telefonate Presidentja Osmani ishte paralajmëruar se vendimet e institucioneve kosovare e kanë vënë në rrezik sigurinë kombëtare të vendit. Unë isha e pranishme gjatë kësaj telefonate dhe e konfirmoj se kjo është e pasaktë”, ka thënë Miftari. Më herët, Klan Kosova ka raportuar nga burime ndërkombëtare se presidentes Osmani i është shprehur drejtpërdrejt pakënaqësia për mënyrën se si institucionet e Kosovës e kanë organizuar aksionin në veri, duke dërguar forcat speciale. Departamenti amerikan i Shtetit – Presidentes Osmani: Rrezikuat sigurinë kombëtare në veri! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.