Premtoi stadium modern por Kurti nuk e ftoi askënd nga “Liria” në Prizren NULL NULL 27.12.2024 12:52 27.12.2024 12:52 Të enjten kryeministri Albin Kurti, vizitoi Qendrën Spitalore Rajonale në Prizren dhe Hidroregjionin Jugor. Por gjatë vizitës në Prizren, Kurti, shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku rishpalosën projektin e stadiumit të qytetit, ku u premtuan 13 milionë euro investime. Për çudi Kurti e Çeku nuk u takuan as me kryetarin e klubit “Liria” e as dikë nga komuna e Prizrenit. Aty s’kishte as përfaqësues të FFK-së apo LRF-së. Kurti zhvilloi një takim në kafene me Skënder Shengylin një figurë e njohur, pjesë e plejadës së gjeneratës së artë, por që s’është në asnjë post në klubin Liria. Gjatë vizitës në Prizren, Kurtin e shoqëroi edhe trajneri Bylbyl Sokoli i cili është kandidat për deputet në zgjedhjet e përgjithshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 8 orë më parë
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 10 orë më parë