Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Premtohet spektakël për Superkupë në Prishtinë (VIDEO)

NULL NULL
nga Endrit Zogaj 23.11.2022 19:30

Tanimë edhe me dokumente është zyrtare.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe kryetari i klubit të Sigal Prishtinës, Blerand Stavileci, kanë nënshkruar marrëveshjen për organizimin e Superkupës në kryeqytet.

Në këtë garë do të marrin pjesë të gjitha klubet e elitës së basketbollit kosovar.

E i pari i shtëpisë së basketbollit kosovar nuk ka dyshim në spektakël. Ai për “Minuta e Fundit” në Klan Kosova tha se është i bindur se do të jetë një ngjarje fantastike dhe se është i bindur se do të ketë atmosferë të zjarrtë.

Ndërsa kryetari i klubit Sigal Prishtina, Blerand Stavileci, tha se do të jetë një ngjarje ku e gjithë Kosova do të krenohet më të.

Superkupa e Kosovës në basketboll do të zhvillohet nga data 7 deri me 11 dhjetor.

lajme të ngjashme