Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Premtimi i Kurtit për banesat për të sapomartuarit, vështirë që projekti të nisë sivjet (VIDEO)

NULL NULL
19.07.2023 20:37
Kurti banesat

Ndërtimi i katër mijë banesave me çmim të përballueshëm për të sapomartuarit, premtim ky i Qeverisë Kurti, duket se s’mund të nisë njëherë.

Nga ekzekutivi i thanë televizionit se nga muaji tjetër synohet kompletimi i koncept-dokumentit që më pas të finalizohet draft-ligji, i cili rregullon po ashtu banimin social.

Kjo u bë pas përfundimit të studimit të fizibilitetit për ndërtesat që pritet të zënë vend në Prishtinë, Pejë e Gjilan, njofton Klan Kosova.

Në shkurt të 2023-ës, kryeministri Albin Kurti, ishte shprehur i bindur se zbatimi i projektit nis sivjet.

Ky afat po i duket i pamundur Driton Tafallarit, ekspert i banimit, që punoi në këtë plan.

Madje, ai dyshon edhe se qeveria mund ta implementojë para se ta kryejë mandatin.

Mundësitë për pagesat e këtyre banesave pritet të jenë 120 muaj nga 120 euro dhe 150 muaj nga 150 euro.

Ndërtimi i banesave parashihet të kushtojë 200 milionë euro me përkrahjen nga Banka Botërore.

Kronikë e përgatitur nga gazetari Drin Demiri.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

lajme të ngjashme