Prej 2 mijë deri në 10 mijë euro iu kërkohen qytetarëve, shkak tregtimi i parasë në rrjet (VIDEO) NULL NULL 10.01.2024 19:41 10.01.2024 19:41 Platforma më e klikuar aktualisht, Tik Tok, është bërë çerdhe dallaveresh, ku mashtruesit aplikojnë forma të lehta e kreative që të thithin ca para nga qytetarët, të cilën bien pre e këtyre manovrimeve. Në një video prej afro 2 minutshe, Vigan Morina, shpjegon se si janë hapur llogari të rreme në emrin e tij dhe iu kanë kërkuar qytetarëve para për të kryer shërbimet, të cilat në të vërtetë Morina i kryen me kompaninë e tij, raporton Kiks Kosova. Ka dy muaj që Morina kishte publikuar këtë video alarmuese, duke apeluar te të gjithë ndjekësit që nuk është ai i cili po kërkon para e investime. Ndonëse shumë aktiv në rrjete sociale, duket se Morina kësaj radhe ishte vonë. Tashmë shumë qytetarë veçse kishin dhënë paratë e tyre. Vlera e parave kishte shkuar deri në 2 mijë e 500 euro. Por ata, të cilëve iu është prekur xhepi nga këta mashtrues, kanë komentuar në videon e Morinës, duke treguar përvojat e tyre. Emisioni ka provuar të kontaktojë me llogaritë, të cilat kanë komentuar në këtë postim. Përgjigje morëm vetëm nga njëri prej tyre. Fatlum Sylejmani nuk iu besoi që në fillim. Duke e parë me dyshim mesazhin, të cilin e kishte pranuar, Sylejmani i kishte shkruar menjëherë Vigan Morinës në llogarinë zyrtare të tij. Dy mesazhet, të cilat i kishte pranuar Sylejmani, kishin të bënin me shërbimet që ofron kompania e Vigan Morinës. Në njërin mesazh, Sylejmanit i ofrohet trajnim fizik mbi bazat e kompanisë, duke i kërkuar 600 euro, ndërsa në mesazhin tjetër, i kërkohet të klikojë në një link kinse ta shohë një video, ku shpjegohet procesi i punës. Të dyja këtyre mesazheve, Sylejmani nuk iu kishte besuar, andaj nuk vazhdoi të fliste me ta. Në videon sqaruese të tij, Vigan Morina kishte përmendur shumë herë fjalën KUJDES. Kjo sepse biznesi i tij bën jo pak para dhe rrjedhimisht ata që bien pre e mashtrimeve, do të humbnin shuma të konsiderueshme të parave. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova IPKO pas zjarrit në depon në zonën industriale: Të gjitha operacionet vazhdojnë pa asnjë ndërprerje 1 minutë më parë
Kosova LDK-ja dorëzon në ora 14:30 lëndën në Kushtetuese për Komisionin për Votim të Fshehtë 37 minuta më parë