Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pranvera afër: Këto janë trendet e ngjyrave për 2025 – tregon dizajnerja Lakna (VIDEO) 

NULL NULL
14.03.2025 09:35
 Në një intervistë me gazetaren Blerina Shoshi, dizajnerja Rita Lakna, për emisionin "Ora Shtatë" në Klan Kosova

Me afrimin e pranverës, dizajnerët kanë zbuluar ngjyrat dhe stilet që do të dominojnë këtë sezon.

Në një intervistë me gazetaren Blerina Shoshi, dizajnerja Rita Lakna thekson se këtë pranverë dhe verë, trendet do të jenë të freskëta dhe elegante.

Sipas Laknës, nuancat pastel do të jenë kryefjala e këtij viti. “Ngjyra e gjelbër e hapur dhe vjollce e lehtë do të jenë zgjedhja kryesore për këtë pranverë”,  thotë ajo, për emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Përveç tyre, ngjyrat nude dhe tonet e bardha mbeten gjithmonë të sigurta dhe elegante. “Këto ngjyra nuk dalin kurrë nga moda,” shton dizajnerja.

Për sa i përket veshjeve, Lakna parashikon se fustanet me prerje të thjeshta, por me nuanca dhe detaje të veçanta, do të jenë në trend. Këto modele do të kombinojnë elegancën me rehatinë, duke i bërë ideale për sezonin pranveror.

Ndiqni intervisten e plotë, në videon e mëposhtme:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.