Pranoi një video-incizim për shkeljen e rregullave në trafik, policia gjobit shoferin e autobusit NULL NULL 29.10.2024 14:49 29.10.2024 14:49 Gjobat trafik, fotoilustrim Polica e Kosovës, e ka gjobitur një shofer të një autobusit. Kjo pasi që ai kishte kryer një kundërvatje, duke bërë tejkalim në vijë të plotë. Informacionet policisë i kishin ardhur nga një video-incizim. Kështu bëri të ditur policia përmes një komunikate: “Gjobë prej 200 euro; 2 pikë negative; Masë mbrojtëse prej 3 muajsh”, thuhet në njoftim. “Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor. Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të respektojnë ligjin dhe shenjat e trafikut, për të siguruar një rrjedhë të qetë dhe të sigurt në rrugë, duke kontribuar kështu në parandalimin e aksidenteve”.