Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prangoset serbi i dyshuar për zhdukjen e një shqiptari në Boscë të Kamenicës gjatë luftës (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 09.06.2023 20:07

Policia e Kosovës, njoftoi të premten se e arrestoi një person në Kamenicë si të dyshuar për krime lufte kundër popullësisë civile.

Ai është 67-vjeçari Mirko Mitroviq që jeton në fshatin Boscë të Kamenicës.

Televizioni arrit ta takojë, Fidanka Mitroviq, që është gruaja e të arrestuarit e cila tha se nuk e di pse burri po i qëndron në burg pasi nuk kanë qenë të përfshirë në asnjë rast që ka ndodhur në luftë, njofton Klan Kosova.

Ndonëse asnjë nga organet e drejtësisë nuk dhanë asnjë informacion për shkaqet e arrestimit, në Organizatën e Veteranëve në Kamenicë kanë dyshime të forta që Mitroviq u përfshi në zhdukjen e një personi, pikërisht në fshatin Boscë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

lajme të ngjashme