Prangoset se përfitoi nga fajdja mbi 300 mijë NULL NULL 26.05.2015 15:27 26.05.2015 15:27 Në orët e mëngjesit të sotëm, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj, ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Ferizaj, me ç’rast janë bastisur dy lokacione të ndara në fshatin Koshare të Ferizajt, pronë e të dyshuarit Xh. H. 34 vjeç, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale ‘fajde’ Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë konfiskuar disa dokumente, notese dhe fletore të ndryshme si dhe një pistoletë kalibri 7.65 me 4 fishekë. XH.H. dyshohet se që gjatë periudhës kohore 2010-2014 nga qytetarë të ndryshëm ka përfituar para me fajde në vlerë prej 324 mijë euro, transmeton Klan Kosova. Me urdhër të prokurorit të shtetit, atij i është ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.