Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prangoset personi që goditi me veturë zyrtarin policor

NULL NULL
10.11.2025 08:39

Një person është arrestuar pasi ka goditur me veturë një zyrtar policor në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Rasti ka ndodhur pasi i dyshuari fillimisht nuk i është ndaluar policisë dhe, pasi është arritur të ndalohet, ai ka lëvizur mbrapa, duke goditur zyrtarin policor.

Polici është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

lajme të ngjashme