Prangoset një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet NULL NULL 28.01.2026 15:00 28.01.2026 15:00 Një inspektor i Inspektoratit të Punës në Prishtinë ka rënë në prangat e policisë pasi që i njëjti dyshohet për kryerjen e veprës penale “Marrje ryshfeti”. Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila në bashkëpunim me Krimet Ekonomike çuan në arrestimin e G.B. Inspektori dyshohet se ka pranuar para nga biznesi për ta amnistuar, pasi gjatë inspektimit ishte konstatuar se disa punëtorë nuk ishin të deklaruar.