Poyet: Barcelona s’ka nevojë për sulmues, ka Griezmann NULL NULL 16.01.2020 17:56 16.01.2020 17:56 Barcelona do të jetë pa Luis Suarezin për një kohë në pjesën e dytë të sezonit. Është raportuar se katalonasit do të shikojnë për opsione të ndryshme në afatin kalimtar të janarit, për të përforcuar sulmin që do t’i ndihmonte ata në arritjen e objektivave këtë sezon. Megjithatë, Gus Poyet, legjenda e Chelsea, mendon se Barcelona s’ka nevojë për të blerë një zëvendësues për Luis Suarez. Sipas tij, Barça tashmë ka në skuadër dhe ai është Antoine Griezmann, që duhet të përdoret në qendër të sulmit të katalonasve./Albeu *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.