Power: SHBA-ja nga viti 1999 e ka ndihmuar Kosovën me mbi dy miliardë euro NULL NULL 13.05.2023 09:31 13.05.2023 09:31 Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deri më tani kanë dhënë për Kosovën mbi dy miliardë euro. Power në një konferencë së bashku me presidenten Vjosa Osmani, tha se Kosova ka hedhur hapa gjigantë gjatë këtyre 24 viteve, raporton Klankosova.tv. “Që nga viti 1999 ka arritur shumën e mbi dy miliardë euro dhe do ta ndihmojmë Kosovën që të zë vendin e vet që i takon në mesin e vendeve të integruara euroatlantike”, u shpreh Power. “Ky vend i ri ka hedhur hapa gjigantë gjatë 24 viteve, prej vitit 99’, dje e pata rastin të kthehem. Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e thellë, dhe ne administrata e Biden e vlerësojmë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë