Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Postoi video duke gjuajtur me armë zjarri, arrestohet burri në Pejë

NULL NULL
27.03.2025 09:38
Rrjetet sociale
Rrjetet sociale. Foto ilustruese

Një burrë është arrestuar në Shtupeq të Madh të Pejës, pasi kishte postuar video në rrjetet sociale duke shtënë me armë zjarri.

Sipas policisë, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz me 52 fishekë, transmeton Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar të cilit në shtëpi njësiti policor gjatë bastisjes i ka gjete dhe sekuestruar një pistoletë me gaz me 50 fishekë cal. 9 mm si dhe dy fishekë  cal. 8 mm. I dyshuari në rrjete sociale kishte postuar video duke shtënë me armë zjarri. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

lajme të ngjashme