Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Postecoglou: Porro dhe Richarlison do të jenë të disponueshëm për derbin e së dielës

NULL NULL
26.04.2024 19:07
Ange Postecoglou
Ange Postecoglou

rajneri i Tottenham Hotspur, Ange Postecoglou, ka zbuluar se Pedro Porro dhe Richarlison do të jenë të disponueshëm për derbin e Londrës Veriore të së dielës kundër Arsenalit.

Kishte dyshime se a do të marrë pjesë Porro në garën e Premier League, pasi ai u detyrua të largohej në fazat e hershme të pjesës së dytë kundër Newcastle United më 13 prill, për shkak të një problemi në këmbë.

Ndërkohë, Richarlison ka munguar në dy ndeshjet e fundit të skuadrës për shkak të problemit të gjurit dhe braziliani po ashtu duket se po përballej me një detyrë të vështirë për t’u përgatitur për derbin.

“Pedro [Porro] dhe [Richarlison] janë stërvitur mirë këtë javë, kështu që të dy janë në dispozicion”, u tha trajneri i Tottenham gazetarëve kur iu kërkua një përditësim për skuadrën e tij, shkruan Sportsmole.co, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme