Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Posta i sjell bileta lotarie me gërvishtje në vlerë 20 mijë dollarë (VIDEO)

NULL NULL
17.11.2023 20:45
lotari

Një grua nga Massachusetts i ShBA-së po kontrollonte dërgesat e saj nga FedEx kur gjeti një kuti të rëndë të papritur me përmbajtje tronditëse: bileta lotarie me vlerë 20 mijë dollarë.

Danielle Alexandrov nga Falmouth tha se gjithçka fillimisht dukej se ishte normale me kutitë e dorëzuara në shtëpinë e saj nga kompania transportuese FedEx.

“Fillova të shoh nëpër kuti, gjithçka ishte normale derisa e pash njërën prej kutive që ishte shumë e rëndë”, tha Alexandrov për WCVB-TV. “E hapa dhe e pash se ishte kuti me bileta lotarie gërvishtëse. Dhe mendova, ‘A është kjo një shaka?’ derisa shikova faturën dhe vlera e saj ishte 20 mijë”.

Alexandrov më pas kontrolloi adresën në kuti dhe zbuloi se ajo ishte menduar për tregun Kenyon në East Falmouth.

Ajo vendosi t’i kthejë biletat pronarit të tyre të ligjshëm. Zyrtarët thanë se ajo bëri gjënë e duhur dhe biletat do të ishin të pavlera nëse do të ruheshin.

“Këto bileta, derisa të aktivizohen nga një agjent me pakicë, nuk kanë asnjë vlerë”, tha zëdhënësi i lotarisë Christian Teja.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.