Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullat e reja postare “Fauna – Peshqit”

NULL NULL
29.07.2022 14:47

Posta e Kosovës ka lëshuar në qarkullim pullat e reja postare me titull “Fauna – Peshqit (trofta, mustaku dhe ngjala).

Trofta është peshk i ujërave të ëmbla që jeton në shumicën e lumenjve të Shqipërisë. Trofta gjendet kryesisht në ujëra të ftohta dhe të kthjellëta me temperatura 10-16 °C dhe jeton në shumicën e lumenjve dhe liqeneve të Amerikës së Veriut, Azisë veriore dhe Evropës.

Mustaku, që në këtë emision është prezantuar me dy pamje, është peshk mjaft i madh grabitqar që preferon të jetojë në lumenj dhe liqene me ujë të freskët. Mustaku është një përfaqësues i shquar i klasës së peshqve me rreze, rendi i mustakëve, familjes së mustakëve. Trupi mjaft i fortë i këtij peshku është i mbuluar me një shtresë të trashë mukusi, e cila i siguron grabitqarit lëvizje të shkëlqyera në ujë. Koka është e gjerë dhe e trashë me sy relativisht të vegjël. Goja është gjithashtu e gjerë me një grup dhëmbësh, megjithëse të vegjël, por të shumtë.

Ngjala është peshk i ujërave të ëmbla që jeton në shumicën e lumenjve dhe liqeneve të Shqipërisë dhe është i përhapur pothuajse në të gjithë lumenjtë dhe liqenet e Evropës. Trupi i këtij lloji mund të rritet deri në 2-3 m në gjatësi. Ka mbi 800 lloje ngjalash dhe shumica e tyre jetojnë në ujërat e kripura të deteve dhe oqeaneve, por lloji më i njohur është rendi Anguilla, të cilët jetojnë në ujëra të freskëta dhe kthehen në dete dhe oqeane për t’u shumuar.

Përmes komunikatës, Posta e Kosovës thotë se çdo herë do të kujdeset që me imazhet e pullave postare, të prezantojë dhe promovojë para botës, bukuritë dhe pasuritë natyrore që ka pafund atdheu ynë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.