Post Malone bëhet baba i një vajze NULL NULL 14.06.2022 13:51 14.06.2022 13:51 Post Malone u bë baba. Reperi ka njoftuar se vajza e tij ka ardh në jetë gjatë një interviste të realizuar të hënën duke thënë se ai e puthi vogëlushën përpara se të arrinte në studio. Ky është fëmija i parë i Malone. 26 vjeçari i nominuar për Grammy fillimisht zbuloi se ishte në pritje të një fëmije muajin e kaluar. Malone, emri i vërtetë i të cilit është Austin Post, është rritur në Teksas dhe është bërë një nga artistët më të shitur të të gjitha kohërave. Këngët e tij të shumta hit përfshijnë “Circles”, “Rockstar” dhe “White Iverson”, transmeton Klankosova.tv.