Post Malone befason fansat me performancë në Times Square! NULL NULL 19.07.2023 13:25 19.07.2023 13:25 Post Malone u ngjit në skenë në New York City! Reperi 28-vjeçar i hitit “Rockstar” befasoi fansat me një performancë pop-up në TSX Stage në Times Square të martën. Gjatë shfaqjes, ai performoi këngën e tij të sapo publikuar “Overdrive” përpara se të performonte këngët e preferuara të fansave “Circles,” “Sunflower,” “Chemical,” dhe “Congratulations”. Post gjithashtu befasoi fansat e tij duke debutuar këngën e tij të re ” Enough is Enough”. Më 28 korrik, Post ka vendosur ta publikojë albumin e tij të pestë të titulluar Austin. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.