Portokallia e ndezur, ngjyra e kësaj vere NULL NULL 25.05.2016 22:00 25.05.2016 22:00 Në këtë sezon veror mbizotërojnë ngjyrat e ndezura që shprehin gjallëri. Kjo vihet re edhe te buzët me ngjyra të theksuara, thonj që bien në sy dhe krem pudër me nuance pjeshke. Këto janë disa nga tendencat dhe nuanca të tilla verore do t’ju bëjnë të dukeni më të gjalla. Buzëkuq portokalli Portokallia është ngjyra e buzëkuqit që zotëron stinën e verës. Kjo nuancë gjendet mat ose me shkëlqim. Ashtu si ngjyra e kuqe, ajo vjen me shumë tonalitete: karotë, kajsi, salmon, pjepër, mandarinë, shkruan living. Pra, në këtë mori ngjyrash do t’ju përshtatet një nga këto nuanca. Falë vetive hidratuese, buzët tuaja do të duken magjepsëse. Për lëkurat e çelura sugjerohen tonalitete të ëmbla, ndërsa për ato normalet dhe mat sugjerohen tonalitetet e ndezura. Gosh Lipliner 05 Flirty Orange- laps buzësh me një formulë të veçantë, që mban për një kohë të gjatë dhe ka pigment të fortë. Për të pasur një pamje sa më shumë femërore dhe të sofistikuar, plotësojeni atë me një fustan veror dhe fondotindë ngjyrë pjeshke. Rekomandojmë: L’Oréal Infaillible Ambrefondotindë hidratuese përgjatë 24 orëve. Maybelline Lipstick 440 Orange Attidudenjë buzëkuq me ngjyrë verore. Manikyri portokalli Duke përdorur këtë ngjyrë, thonjtë tuaj do të jenë plot shkëlqim. Nuanca të tilla ju falin përjetimin e ndjesisë së bukur të ditëve të verës.