Portieri i Barcelonës kërcënohet nga numra të panjohur, vendos të qëndrojë në shtëpi NULL NULL 22.06.2025 20:44 22.06.2025 20:44 Portieri i Barcelonës, Joan Garcia, raportohet të ketë marrë shumë mesazhe dhe telefonata kërcënuese. Siç shkruan gazetari sportiv, Fabrizio Romano, kërcënimet i ka marrë nga numra të panjohur, teksa ka vendosur që të qëndrojë në shtëpi dhe të mos dalë, përveç për t’i vizituar disa miq, transmeton Klankosova.tv. Ai gjithashtu ka ndryshuar numrin e telefonit, teksa sipas Diario Sport, të mërkurën, ai ishte ftuar në një festë ditëlindjeje, por vendosi të mos merrte pjesë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.