Porosia e Tërnavës: Bajrami, festë e Ramazanit (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 09.04.2024 20:34 nga Flamur Gajtani 09.04.2024 20:34 Myftiu Naim Tërnava Tridhjetë ditë sakrificë kulmojnë me festën e Fiter Bajramit. Një ditë para kësaj, e në të fundit të agjërimit të Ramazanit, myftiu i Bashkësisë Islame Naim Tërnava, dërgoi mesazh urimi për krejt besimtarët myslimanë, raporton Klan Kosova. Veç uratave, ai bëri lutje që të mos lihet anash as kontributi për atdheun. Bajrami i Madh, siç njihet ndryshe kjo festë, sipas tij bart vlerat shoqërore e njerëzore dhe që bekon çdo shtëpi të myslimanit. Në Fiter Bajram, Tërnava shton se besimtarët harrojnë hallet e hidhërimet e bashkohen në gëzim. Namazi për kremten, që sipas BIK-ut forcon edhe lidhjet farefisnore, falet në ora 6.41 në të gjitha xhamitë e Kosovës. /Klankosova.tv