Porosia e Buzhalës për shefin e AKI-së: Nuk na tutni, rrini larg mediave NULL NULL 24.10.2024 21:47 24.10.2024 21:47 Gazetari Berat Buzhala, në emisionin Rubikon e pati një mesazh për shefin e AKI-së Petrit Ajeti. Buzhala në mesazhin e drejtuar për Ajetin, i tha atij se të qëndrojnë larg mediave. “Nuk është kërcënim ky. Petrit, një pararendës i yti është dënuar me pesë vjet burgim se e ka shkelur ligjin politikisht dhe pritet të shkojë në burg ai, me marrë formën e prerë Dritoni. E ti Petrit, edhe krejt ju Petritët duhet ta dini, e para nuk na tutni, se s’kemi arsye me u frikësu”, tha Buzhala. “Është mirë të rrini larg mediave”, theksoi ai në Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 1 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 4 orë më parë