Pompeo u bën thirrje të gjitha palëve në Bolivi të mos përdorin dhunë NULL NULL 21.11.2019 22:37 21.11.2019 22:37 Sekretari i Shtetit në SHBA, Mike Pompeo, sot u bëri thirrje të gjitha palëve në Bolivi që të mos përdorin dhunë dhe kërkoi nga shërbimet e sigurisë të respektojnë të drejtat e protestuesve. Pas dhunës që është përdorur në protestat që janë duke u zhvilluar në Bolivi kanë vdekur 32 njerëz, transmeton Klan Kosova. Pompeo gjithashtu u bëri thirrje njerëzve që të mos marin pjesë në parregullsitë e egra që janë duke u krijuar në Bolivi pas dorëheqjes së presidentit, Evo Morales. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.