Pompeo: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi forcon stabilitetin në Ballkanin Perëndimor NULL NULL 20.08.2019 22:16 20.08.2019 22:16 Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se normalizimi i raporteve të Serbisë me Kosovën, do ta forcojë stabilitetin dhe prosperitetin e Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe komunitetit transatlantik. Pompeo këto komente i bëri pas një takimi në Nju Jork me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “Një takim dreke produktiv me presidentin Vuçiq, rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe pranimit të Serbisë në BE. Normalizimi i raporteve me Kosovën, do të forcojë stabilitetin e Serbisë, të Ballkanit Perëndimor dhe komunitetit transatlantik”, ka shkruar pas takimit sekretari Pompeo në Twitter. Tweets by SecPompeo Presidenti i Serbisë, Alekandar Vuçiq tha se gjatë takimit, sekretari Pompeo dëshironte të dëgjonte se çfarë mendon, para së gjithash, Serbia për zgjidhjen e problemit të Kosovës, shkruan REL. Ai tha se ka kërkuar që “SHBA-ja të ndikojë edhe më fuqishëm te shqiptarët e Kosovës për të hequr taksën ndaj mallrave serbe”. “Unë i kam kërkuar administratës amerikane që të përpiqet – edhe pse ka bërë deri më tani – të ndikojë më fuqishëm te shqiptarët e Kosovës për të hequr tarifat e vendosura ndaj nesh, një vit më parë, dhe në lidhje me këtë nuk ka dyshim se kemi mbështetjen e SHBA-së, sepse ata, si dhe ne, e konsiderojmë të rëndësishme të vazhdojmë dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë tij në Instagram. View this post on Instagram "Dugo smo razgovarali o svemu, želeo je da čuje šta Srbija misli pre svega o rešavanju kosovskog problema, čini mi se da sam na najkraći i na najjednostavniji način rekao stav Srbije. Zamolio sam američku administraciju da pokuša, iako je to i do sada činila, još snažnije da utiče na kosovsko-metohijske Albance da ukinu takse, koje su nam nametnute pre godinu dana, i po tom pitanju nema sumnje da imamo američku podršku jer oni, kao i mi smatraju da je važno da se nastavi dijalog između Beograda i Prištine." – predsednik Vučić i državni sekretar SAD Majk Pompeo. A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav) on Aug 20, 2019 at 9:44am PDT Takimi ndërmjet presidentit Vuçiq dhe sekretarit Pompeo bëhet në kohën kur Shtetet e Bashkuara po bëjnë thirrje për arritjen sa më parë të një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mirëpo, bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian janë ndërprerë që nga nëntori i vitit të kaluar, për shkak të tarifës ndaj mallrave serbe të cilën e ka vendosur Qeveria e Kosovës. Masa, sipas zyrtarëve në Prishtinë, është ndërmarrë për shkak të fushatës kundër shtetësisë së Kosovës, që e kanë zhvilluar zyrtarët serbë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 4 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 7 orë më parë