Politizimi i dëshmorëve: Sveçla bën Afrim Bunjakun hero të VV-së (VIDEO) NULL NULL 25.01.2025 20:23 25.01.2025 20:23 Me krejt fuqinë e zërit e nis ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thirrjen e emrit Afrim Bunjaku. Përcillet edhe nga kryeministri Albin Kurti, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq e ish-kryetari i Jugut, Agim Bahtiri. Krejt këta nga Lëvizja Vetëvendosje, e që po e duan edhe një mandat, votat në tubimin e Mitrovicës i kërkuan duke përmendur emrin e policit që ra në detyrë më 24 shtator të 2023-ës, gjatë sulmit terrorist në Banjskë, raporton Klan Kosova. Jo veç në këtë tubim të Mitrovicës, por edhe në Vushtrri, emri i heroit nuk lëshohet nga goja. Madje, jo vetëm i tij, por edhe i heroit tjetër, Enver Zymberi. Përmendja e heronjve në fushata zgjedhore, sipas një ish-ministri të Punëve të Brendshme, është keqpërdorim veç për poenë politikë. E Nuredin Ibishi nga LDK thotë se Vetëvendosje e ka shkelur betimin e deputetit. I njëjti pohon se duhet të merren masa nga KQZ-ja, si ndaj individëve ashtu edhe ndaj partisë në fjalë. /Klankosova.tv