Politikani shqiptar thotë se “kanabisi është bimë e bekuar” NULL NULL 12.04.2022 01:49 12.04.2022 01:49 Politikani shqiptar, Koço Kokëdhima, ka folur rreth idesë së legalizimit të kanabisit. Madje ish deputeti socialist ka theksuar se një legalizim për çështje mjekësore është i domosdoshëm. Tutje, ai ka thënë se kanabisi si bimë është e bekuar nga Zoti. “Argumenti për të cilin flasim nuk ka të bëjë me zhvillimin e ekonomisë kriminale. Kanabisi meriton pak vëmendje, nuk është bima e kanabisit kriminale, as një gjë e keqe”. “Kanabisi është një bimë e mrekullueshme e bekuar nga zoti që ka cilësi të jashtëzakonshme”, tha Kokëdhima, shkruajnë mediat në Shqipëri.