“Politikanët shqiptarë në Maqedoni, peng të papërgjegjësisë dhe budallallëkut të tyre” NULL NULL 12.04.2016 00:07 12.04.2016 00:07 Gjendja e shqiptarëve në Maqedoni nuk ka qenë më e rëndë se tani prej viteve 90-ta, ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova, Naser Selmani, kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë. Selmani thotë se politikanët shqiptarë janë të papërgjegjshëm dhe të zhytur në afera korruptive. “Shqiptarët në Maqedoni asnjëherë nuk kanë pasur përbërje më të keqe në Parlamentin e Maqedonisë sesa tani. Kjo ka ndodhur sepse partitë politike shqiptare nuk përfaqësojnë interesin e shqiptarëve, por interesat e ngushta të tyre. Duke qenë gjatë në pushtet kanë hyrë në skema korruptive dhe tani shantazhohen. Ata janë peng i papërgjegjshmërisë dhe budallallëkut të tyre”, ka thënë Selmani. Sipas tij “shqiptarët në Maqedoni janë në një situatë absurde”, pasi që as partia shqiptare në pushtet – Bashkimi Demokratik për Integrim – e as partia në Opozitë – Partia Demokratike Shqiptare – nuk mund ta sfidojnë pushtetin e VMRO-DPMNE. Selmani ka folur edhe për zgjedhjet eventual në Maqedoni të cilat parashihet të mbahen me pesë qershor të këtij viti. “Partitë në pushtet duan të shkojnë në zgjedhje të parakohshme , kurse Opozita nuk do që të marrë pjesë në këto zgjedhje, sepse nuk janë plotësuar kushtet nga marrëveshja e arritur mes palëve”. “Nuk është bërë pastrimi i listave – thuhet se janë 200 mijë votues fiktiv, pastaj nuk është bërë reforma në media, sepse është e kontrolluar nga pushteti, nuk ka ndarje të shteti nga partia ku ndodh një abuzim i skajshëm i pushtetit e shumë kushte të tjera”. Prandaj “unë nuk besoj se Opozita do të shkojë në zgjedhje”. Ato “mund të shtyhen për shtator ose në prill të vitit të ardhshëm”, ka pohuar Selami në Ora e Fundit në Klan Kosova. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 13 orë më parë