Poligoni i Shenjëtarisë në Obiliq: Ka ndodhur një vetëvrasje e qëllimshme NULL NULL 01/12/2021 01/12/2021 Poligoni i Shenjëtarisë “Katana”, ka dal me njoftim zyrtar lidhur me rastin e plagosjes me armë të një 24 vjeçari, i cili më pas ka vdekur në QKUK. Shenjëtaria “Katana”, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se personi në fjalë ka bërë vetëvrasje. Tutje, në njoftimin e tyre thuhet se ngjarja ka ndodhur përkundër faktit se janë zbatuar të gjitha procedurat standarde të sigurisë. “Me qellim te informimit te drejte dhe me qellim te parandalimit te thashethemeve dhe dezinformatave te shumta, e duke pasur respekt ndaj privatesise se personave te përfshire ne ngjarje, njoftojme opinionin se para pak kohesh, ne poligonin e shenjëtarisë ka ndodhur nje vetevrasje e qellimshme. Ngjarja ka ndodhur perkunder faktit se jane zbatuar te gjitha procedurat standarde te sigurise. Kerkojme nga te gjithe, e sidomos mediet qe te kujdesen per menyren e informimit dhe te kene respekt ndaj familjes se te ndjerit”, thuhet në reagimin e tyre.