Policët, uniformë me kamera NULL NULL 04.05.2015 11:01 04.05.2015 11:01 Departamenti i Drejtësisë ka bërë të ditur të premten që Administrata e Obama-s do të financojë programin e paisjeve me kamera të brendshme në uniforma të policëve, e gjithë kjo në kontribut të përforcimit të sundimit të ligjit. Ky vendim vie pas ngjarjeve të fundit të përleshjeve të policëve dhe qytetarëve ku ka pasur edhe viktima. Financimi do të jetë pjesë e një program tre vjeçar që do të kushtojë 75 milionë dollarë. Policët do të pajisen me uniforma me kamera të integruara, duke qenë edhe pjesë e një trajnimi për mënyrën e përdorimit të paisjeve të reja. Paratë e destinuara poashtu do të shpenzohen edhe për testimin e efektivitetit të kamerave dhe gjendjes teknike të tyre, raporton The Verge. Kërkesat për përdorimin e kamerave janë rritur edhe pas vdekjeve të disa zezakëve amerikanë nga përleshjet me policinë, ku shumë prej këtyre ngjarjeve janë filmuar nga kalimtarët e rastit. Shumë prej politikanëve e kanë përkrahur këtë ide duke përfshirë edhe kandidaten demokrate për presidente Hillary Clinton, e cila në një fjalim të mbajtur së fundmi ka kërkuar aplikimin e këtyre metodave në çdo department të policisë për t`i dhënë fund “frymës së burgimeve masive” raporton Times. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sipas një zyrtari amerikan Trumpi ka refuzuar një plan izraelit për të vrarë udhëheqësin iranian 3 days